Tiranë, sulmohen aktivistë të LGBT pas pedalimit me bicikleta
TIRANE- Dhjetëra aktivistë LGBT pedaluan sot në bulevardin Dëshmorët e Kombit me bicikleta të Ecovolis dhe të veshur me bluza ku shkruhej “Pedalim Kundër Homofobisë”. Pedalimi nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, vijoi përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kaloi në sheshin Skënderbej dhe do të përfundojë sërish në sheshin “Nënë Tereza”.
Por sipas një njoftimi të tyre një grup aktivistësh LGBT janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe me mjete të tjera tymuese në ambientet e një lokali në bllok.
Xheni Karaj, e cila ndodhet në vendngjarje thotë se një grup djemsh kanë hedhur në oborrin e lokalit Public House ku aktivistët ndodhen mjete
shpërthyese që lëshojnë një tym mbytës. Nuk ka te lenduar ndersa policia sapo ka shkuar ne vendngjarje.
Sipas një deklarate të Kristi Pinderit, aktiviteti i sotëm u monitorua nga Policia e Shtetit, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, por me sa duket jo gjithcka shkoi sic duhet.
Kjo është hera e dytë që zhvillohet një aktivitet i tillë, por këtë vit numri i pjesëmarrësve ishte disa fish më shumë. Ata pedaluan në bulavard
të shoqëruar nga një eskortë e policisë. Me këtë event kulmuan të gjitha aktivitetet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe
Transfobisë. Djem edhe vajza të reja u shoqëruan në këtë pedalim edhe nga Avokati i Popullit z. Igli Totozani, nga Komisionerja Kundër Diskriminimit znj. Irma Baraku dhe nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar .
(m.a/BalkanWeb)