PS prezanton programin për minierat në Prrenjas

Zyra e shtypit e PS-së bëri të ditur se "në takimin e radhës është prezantuar pjesa e programit për çështjen e minierave, duke e zgjeruar atë në nivel diskutimi me minator të zonës por edhe specialist".
Takimi është zhvilluar në ambient të hapur, përpara ish-depove të produktit që grumbulloheshin nga minierat e kësaj zone, që sot janë jashtë funksionit.
Deputeti, Taulant Balla u shpreh se në themel të programit politik për minierat është statusi i minatorit dhe menaxhimi i minierave në mënyrë transparente.
"Përrenjasi, Rrajca, Qukësi kanë në hapësirën e tyre në sipërfaqen e tyre disa miniera shumë të rëndësishme. Nuk e di se kush janë ata që administrojnë sot minierat e këtij rrethi. Sot pjesa më e madhe e minierave janë kthyer në mjet pasurimi për individë të caktuar që nuk e dinë kush janë", tha Balla./Start/
2012-07-07 11:55