E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beja Levizjet pozitive ne 6 muaj optimizem per marrjen e statusit

Javën e ardhshme në datat 11 dhe 12 korrik mbahet takimi ndërparlamentar Shqipëri-BE dhe kreu i delegacionit të parlamentit shqiptar dhe i Komisionit të Politikës së Jashtme Fatos Beja uron që pala jonë me lëvizjet pozitive që kanë ndodhur 6 muajt e fundit që nga takimi i dhjetorit të krijojë opinionin se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat për anëtare të BE-së
Por Beja uron që reformat e mbetura pezull për shkak të mosmarrëveshjeve politike të mbyllen ashtu si siç një sërë ligjesh me konsensus, të cilat ishin kushte të Bashkimin Europian për statusin.
Beja vlerëson faktin që Shqipëria do të raportojë pozitivisht dhe për situatën ekonomike, në një kohë kur rritja është e qëndrueshme, inflacioni i ulët dhe pagat e pensionet u rritën sërish.
Takimi ndërparlamentar Shqipëri-BE kalon në skaner punën që Shqipëria ka bërë në respektimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit, dhe për përafrimin e legjislacionit me vendet e BE. Për çka pala shqiptare ndihet mirë, për shkak të produktit positiv që Beja thotë se konstatohet në të gjiotha fushat. Sfida është ende në Parlament tek reformat e papërmbyllura, tek fakti se sa do të jetë e angazhuar opozita të votojë dy ligjet me 3/5 të Konferencës së Gjyqësorit dhe Gjykatës së Lartë dhe nismën  më të fundit të aleatëve në mazhorancën për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë, duke ndërhyrë në Kushtetutë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›