E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, pr/ligj për shkollë e maternitet në Preshevë

Rama gjate vizites se tij ne Presheve

TIRANE- Kreu i Partisë Socialsite, Edi Rama  në mbledhjen  Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste njoftoi për depozitimin e një projektligji nga ana e opozitës, që parashikon miratimin e fondeve për hapjen e një shkollë dhe një materniteti në Luginën e Preshevës.

Rama e nisi fjalën e tij pikërisht me premtimin që pati bërë disa muaj më parë, në vizitën e tij të parë në këto zonë ku jetojnë shqiptarë.

Nevoja është emergjente për jetën e bashkëkombasve tanë atje. Për ne ky është një gjest solidariteti. Kur është fjalë për tu ardhur në ndihmë një komuniteti shqiptarë jemi të gjithë bashkë të motivuar për të bërë më të mirën në Kuvend pa asnjë dallim mes mazhorancës dhe opozitës- tha Rama në fjalën e tij. Ai shprehu besimin se edhe mazhoranca do tw japw votwn e saj pwr ta kthyer nw ligj kwtw propozim.

Kreu socialist gjatë vizitës së tij në Luginën e Preshevës, me çrast pati promovuar edhe librin e tij kurban e kishte cilësuar si emergjente dhe të domosdoshme ngritjen e një shkolle dhe materniteti për komunitetin shqiptar atje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›