E Diel, 1 Nëntor 2026

Në rritje numri i turistëve që kalojnë pushimet në Shqipëri

03-04-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha informoi dje se të dhënat paraprake tregojnë për rritje të numrit të turistëve që do kalojnë pushimet në Shqipëri, të cilën e lidhi jo vetëm me bukuritë natyrore, por edhe me shërbimin e shkëlqyer, mikpritjen dhe me artikujt e botuar në mediat e huaja. Sipas tij, sezoni turistik i këtij viti do të jetë i shkëlqyer pasi ka një interes të madh botëror i cili është në rritje për të kaluar pushimet dhe për të vizituar Shqipërinë.
“Çdo ditë në mediat më serioze të fushës ka shkrime dhe përshkrime të bukurive të rralla, të shërbimeve të shkëlqyera, të mikpritjes së pashembullt, të pasurive të mëdha kulturore dhe historike që ofron Shqipëria. Gjithnjë e më shumë në epiqendër të mediave të interesuara për turizmin vijnë brigjet mahnitëse shqiptare, ujërat e Jonit, rërat e Adriatikut, por ky vit ka një specifikë se janë me dhjetëra e dhjetëra shkrime kushtuar Beratit, qytetit të kodikëve dhe kishave bizhu, të kanioneve dhe shërbimeve të mrekullueshme. Gjithnjë e më shumë po shkruhet për Alpet dhe në një fluks i paparë turistësh ka nisur të vërshojnë drejt tyre. Alpet e Shqipërisë, janë cilësuar nga mediat botërore si Himalajet e Europës dhe e vërteta është se Bjeshkët e Namuna, me të gjithë relievin e tyre, me akullnajat  shekullore të zbuluara kohët e fundit,  ofrojnë pamje unike midis të gjitha vargmaleve të Europës. Ka një interes të madh për ti vizituar ato, ka një interes të madh për malet e Gramshit, të Librazhdit dhe të të gjithë Shqipërisë”- deklaroi Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›