E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:Mandati i deputetit po provokon krizë të re

Rama gjatë takimit me deputetët e PS

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal edhe në dy çështje të tjera, zhvillimi rural si dhe tek ajo që ai e quajti goditje antidemokratike, bllokimin e mandatit të deputetit nga ana e mazhorancës.

Rama apeloi kryeministrin Berisha që të heqë dorë nga mandati i deputetit socialist, për të mos hapur një andrrallë të re për funksionimin e parlamentit, ndërkohë që duhet të bëjmë çmos për procesin e integrimit.

Ende dua të shpresoj se ky problem nuk do të kthehet në një krizë të re politike.- tha Rama.

Nga ana tjetër kryesocialisti përgëzoi qeverinë, që pas 7 vjetësh ka kopjuar nga projekti ynë për një Rilindje Shqiptare dhe ka sjellë në Parlament një nisëm për shoqëritë e bashkimit bujqësor.

Duke e cilësuar atë si një nisëm të dobët dhe jo të plotë, Rama tha se, gjithsesi është një hap shumë i vogël në drejtimin e duhur.

Do ta votojmë atë pro në parim. Zhvillimi rural është një nga shtyllat kryesore të programit tonë, dhe për ne një rilindje shqiptare është e mundur vetëm nëse i japim fund braktisjes së sotme të qeverisë ndaj fshatit.- tha kreu socialist.

Gjatë fjalës së tij ai bëri disa propozime konkrete lidhur me heqjen dhe ulejn e taksave për plehrat kimikë, farërat etj.

Çmmi i naftës për fermerët është trefishuar në raport me 7 vite më parë. Në bujqësi është 4 herë e gjysëm më i lartë se premtimi i kryeministrit. Qeveria jo vetëm nuk e ka mbajtur premtimin por përkundrazi ka lejuar shtrenjtimin e naftës. E njëta situatë paraqitet edhe me inputet bujqësore, ureja, nitratt dhe superfosfati janë shtrenjtuar deri në 75%. Këto e kanë bërë të papërballueshme situatën e femerëve shqiptarë.- tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›