Feith: Punoni për të hequr mbikëqyrjen
PRISHTINE-Pas miratimi të rezolutës në Kuvend, ka ardhur menjëherë reagimi i shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Peter Feith i cili ka mirëpritur këtë vendim derisa u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të punojnë në zbatimin e vendimeve që dalin nga procesi i përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.
“Me një shumicë dërmuese Kuvendi sot miratoi një rezolutë që ndihmon në përcaktimin e hapave të mëtejshëm që janë para nesh për të arritur këtë synim kombëtar. Unë e mirëpres gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha partive parlamentare për të filluar shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese si dhe të amendamenteve të legjislacionit primar relevant të nevojshëm për përfundimin e mandatit tim dhe për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur. Unë po ashtu mbetem i gatshëm që ta ndihmoj Qeverinë në punën e saj, në konsultim të ngushtë me udhëheqësit e Kuvendit, për të siguruar zbatimin e plotë të PGJS-së në mënyrë që kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar të takohet më vonë gjatë këtij viti të jetë në gjendje ta bëjë konstatimin që na mundëson finalizimin e procesit”, thuhet në deklaratën e Pieter Feith.
Ai po ashtu ka thënë se është shumë e rëndësishme që të ruhet uniteti brenda popullit dhe partive politike.
“Nëse konsensusi kombëtar ruhet gjatë gjithë kësaj kohe, kjo do të dërgonte një mesazh të fuqishëm për qëndrueshmërinë e reformave dhe zbatimin e tyre, dhe rrjedhimisht do ta forconte reputacionin dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës si një shtet modern evropian”, thuhet në fund të deklaratës së kreut të ICO-së, Pieter Feith.
(d.b/BalkanWeb)