Vrasja e Zymberit, Prokuroria ankesë për lirimin e të dyshuarit
PRISHTINE-Prokurori i EULEX-it paraqiti një ankesë në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë rreth cështjes së lirimit të personit që u arrestua në lidhje me vrasjen e policit Enver Zymberi.
Personi i arrestuar u lirua të premten më 27 janar, sepse gjykatësi i procedurës paraprake, vec të tjerash, tha se nuk mund të përjashtohej mundësia që ky person të jetë identifikuar gabimisht, dhe për këtë nuk kishte bazë të mjaftueshme për arrestimin e tij.
Trupi gjykues do të vendosë lidhur me ankesën e prokurorit, thuhet në komunikatën për media të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë - EULEX.
Policia e EULEX-it arrestoi personin e dyshuar për vrasjen e Zymberit më 26 janar në fshatin Çabër, në veri të Kosovës.
Enver Zymberi, oficer i Policisë së Kosovës, u vra në përballje me një grup serbësh të armatosur në veri, gjatë operacionit të 25 korrikut të forcave kosovare për të rimarrë kontrollin në vendkalimet kufitare me Serbinë.
(d.b/BalkanWeb)