21 Janari, Basha dëshmon sot në Komisionin Hetimor
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha pritet të japë sot dëshminë e tij në komisionin hetimor parlamentar që po heton ngjarjet e 21 janarit.
Ditën e djeshme Komisioni Hetimor vendosi se do të thërrasë gjatë muajit shkurt në seanca dëgjimore për të dhënë dëshmi një sërë zyrtarësh të lartë të vendit, krerë të policisë, prokurorë.
Ditën e djeshme dha dëshmin e tij para komisionit kryeministri i vendit, Sali Berisha ndërkohë që është vendosur që nesër të dëshmojë kreu i SHISH, Bahri Shaqiri dhe kryeprokurorja Ina Rama.
Gjithashtu komisioni ka vendosur që në 3 shkurt të dëshmojë Presidenti i Republikës, Bamir Topi ndërsa në 4 shkurt do japin dëshmitë e tyre kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe komandant i gardës së Republikës Ndrea Prendi.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli do japë dëshminë e saj në 5 shkurt.
Ndërkohë komisioni hetimor, po ashtu kërkoi që kompanitë celulare të zbardhin tabulate për disa gazetarë të njohur të medias.