Ish- kryeministri i Malajzisë takime me autoritetet shqiptare në Tiranë
Ish- kryeministri i Malajzise, per 22 vjet dhe nje prej politikaneve me influence ne skenen boterore, Mahatir Mohamed, eshte duke zhvilluar nje vizite ne Shqiperi, i shoqeruar nga nje grup biznesmenesh. Viziten e tij ne Tirane, kreu i qeverise Sali Berisha, e cilesoi me rendesi te vecante per te inkurajuar investitoret malajziane te investojne ne Shqiperi. Ai garantoi se ata do te mbeshteten fuqishem nga qeveria shqiptare. Berisha shprehu mirënjohjen për të gjithë përkrahjen e rëndësishme qe ish kryeministri Mahatir Mohamed, por edhe qeveria e Malajzisë i kane dhene Shqiperise dhe Kosovës.
Ish- kryeministri malajzian u prit ne takim të vecantë edhe nga ministri i Jashëtm i Shqipërisë Ilir Meta. Zoti Meta i shprehu ish- kryeministrit malajzian mirenjohejen e shtetit shqiptar per rolin e tij ne mbeshtetje te Shqiperise dhe te Kosoves. Ai ka vleresuar kontributin e ish- kryeministrit Mahatir Mohamed per rritjen e shkembimeve ekonomike me Malajzine.
Mundesite e investimeve te biznesit malajzian ne ekonomine shqiptare jane diskutuar dhe ne takimin qe ish- kryeministri i Malajzise zhvilloi me ministrin e ekonomise Dritan Prifti. Ish- kryeministri Mahatir Mohamed njihet si nje mik i kahershem i Shqiperise dhe nje mbrojtes i forte i pavaresise se Kosoves. Ai është propozuar nga disa organizata boshnjake, serbe dhe kroate per te marre cmimin Nobel per Paqe, për shuarjen e konfliktit në ish-Jugosllavi dhe pavarësimit e Kosovës dhe Bosnjës.
Për 22 vjet zoti Mohamed ka qenë kryeminister i Malajzise të cilën e shnderroi ne njërin prej vendeve me te zhvilluara te Azise.
Taulanta Boja
< I mëparshmi