E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi Merkel-Sarkozy, Finlanda: Fuqitë nuk mund të vendosin për të gjithë

Komisioni Kushtetues i Parlamentit finlandez në seancën e sotme ka hedhur poshtë hipotezën e propozuar nga Merkel dhe Sarkozy, për një reformim të traktatit të Bashkimit Europian.

Siç bëhet e ditur, ky komision e ka cilësuar si antikushtetues propozimin franko-gjerman për të përdorur votën e shumicës për reformën traktatit.

Ato e kanë hedhur poshtë, pasi për këtë reformim nuk është marrë mendimi i të gjitha vendeve dhe se nëse do të vendoset për mekanizma të reja, kjo duhet të bëhet me konsensus dhe jo vetëm me votat e shumicës. Sipas këtij komisioni, nëse do të vihej në përdorim një modifikim i ri për traktatin e BE-së me votat e shumicës, atëherë kjo nuk mund të marrë jetë nëse nuk miratohet në Parlamenti e Helsinkit, me një shumicë prej dy të tretave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›