Largimet jashte shtetit te kufizuara. Te gjithe te respektojne mandatin
14/09/2010Grupi parlamentar i PS-se miraton rregulloren. Deputetet japin sugjerimet
Deputetet e Partise Socialiste miratuan rregulloren mbi te cilen do te organizohen dhe do te funksionojne ne vazhdim. Ne mbledhjen e djeshme ligjvenesit socialiste dhane sugjerimet e tyre mbi disa nene te kesaj rregulloreje sidomos per percaktimin e nje afati kohor per qendrimin e deputeteve jashte shteti. Njekohesisht propozuan dhe heqjen e nenit i cili i jepte kompetencat kryesise se grupit parlamentar te PS-se te merrte vendime mbi qendrimin e kesaj partie ne Kuvend. Nderkohe qe mbeten gjithnje e me solide pozitat e kryetarit te grupit kuvendor.
Takimi
Ligjvenesit socialiste kane mbeshtetur projektrregulloren e hartuar nga grupi i punes i ngritur posacerisht mbi kete ceshtje. Megjithate per momente te caktuara deputetet kane dhene sugjerimet e tyre duke kerkuar per rrjedhoje dhe nderhyrjen ne to. Keshtu burime prane ketij takimi bene me dije se ajo qe eshte theksuar nder te tjera ne nje mbledhje te tille lidhej me kerkesen e deputeteve qe me se pari te respektohej dhe te zbatohej rregullorja. Kjo pasi ne gjykimin e deputeteve socialiste dhe me heret ka pasur nje rregullore te grupit parlamentar por nuk eshte zbatuar. Nderkohe qe duke dashur nje percaktim sa me te qarte dhe konkret ne rregullat te cilat duhet te respektoje cdo deputet mesohet se gjate mbledhjes te jete kerkuar nje nderhyrje ne nenin 25 dhe 26 te saj qe lidhen me largimet jashte shtetit te deputeteve. Ne kete menyre deputeti i PS-se Bashkim Fino gjate diskutimit te tij ka propozuar qe te saktesohen jo vetem arsyet se kur eshte i justifikuar largimi i deputeteve por nga ana tjeter te saktesohet dhe kohezgjatja. Nje sugjerim i tille vjen si pasoje e tradites se ndjekur deri me tani ku jo pak deputete qendrojne shumicen e kohes jashte shtetit dhe nuk jane pjese e zhvillimeve politike ne vend duke mos dhene kontributin e tyre pikerisht per ceshtjet per te cilat dhe ka arritur te marre mandatin e tij te deputetit. Pjesemarres ne kete takim ishte dhe deputeti socialist Andis Harasani i njohur si perfaqesues i mendimit ndryshe brenda radheve te kesaj partie. Deputeti Harasani ne qendrimin e tij te shkurter ne
mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar ka kerkuar nje ndryshim ne perberjen e kryesise se ketij grupi. Ne kohen kur eshte diskutuar pikerisht per nenet qe percaktojne menyren e zgjedhjes dhe te funksionimit te kryesise se grupit parlamentar socialist mesohet te kete kerkuar mosperfshirjen ne kete forum te sekretarit te grupit post qe mbahet nga deputeti socialist Taulant Balla. Nje propozim i tille nuk eshte mbeshtetur me justifikimin se sa kohe qe sekretari eshte dhe deputet e per me teper vendimet i merr grupi ne teresi nuk shihet asnje arsye per te ndryshuar nje rregull te tille.
Vendimi
Rregullorja e re e grupit parlamentar te PS-se u miratua ne unanimitet nga deputetet e kesaj partie. Nderkohe sugjerimet e bera nga ligjvenesit socialiste do te perfshihen ne draftin perfundimtar i cili do tu dorezohet me pas i kompletuar te gjithe deputeteve te grupit kuvendor. Megjithate ne disa pjese te kesaj rregulloreje pervec momenteve ku shihen qarte kompetencat e kryetarit te ketij grupi vihen re dhe pjese ku vendimmarrja mbi ceshtje te caktuara mbetet evazive duke ia lene ne doren ate kryesise apo kryetarit te grupit.
Mendimi ndryshe ne grup
Pas nje periudhe te gjate mungese ne mbledhjet e grupit parlamentar te Partise Socialiste u pane dje te vine perfaqesuesit e mendimit ndryshe brenda radheve te kesaj partie. Keshtu njeri pas tjetrit deputetet socialiste Andis Harasani Kastriot Islami Marko Bello zgjodhen dje te jene te pranishem ne takimin e radhes se grupit parlamentar duke pare dhe nga afer ne te njejten kohe dhe ambientet e selise roze. Megjithate edhe kete radhe ky grup nuk ishte i plotesuar teresisht pasi mungonte nje nga perfaqesuesit e tij pikerisht deputeti socialist Ben Blushi. Por edhe pse te pranishem ne takimin ku do te diskutohej dhe do te miratohej pikerisht rregullorja e re e funksionimit te grupit parlamentar socialist keta deputete mesohet te mos jene bere pjese e debateve mbi nje projekt te tille. Madje deputeti Harasani u largua nga kjo mbledhje qe ne minutat e para te saj pas rrezimit te propozimit te tij nga anetaret e grupit. Prej kohesh keta deputete te njohur si kundershtare te kryetarit te PS-se Edi Rama kane bojkotuar te gjitha takimet qe kane zhvilluar forumet drejtuese te Partise Socialiste. Ndersa tashme me miratimin e rregullores se re mungesat do te jene me te kufizuara jo vetem ne mbledhjet e grupit por dhe ne seancat parlamentare ku do te diskutohen ceshtje te rendesise se vecante.