E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendim unanim per largimin e Priftit si minister

14/09/2010Kryesia e LSI-se rreth dy ore per te vendosur ndryshimet ne Qeveri

Kryesia e pergjithshme e Levizjes Socialiste per Integrim ka miratuar gjate mbledhjes se djeshme vendimin per te ndryshuar perfaqesuesit e saj ne kabinetin qeveritar. Ne baze te vendimit kryetari Ilir Meta do te ndryshoje vetem portofolin ministror. Ai do te ruaje postin e numrit dy te Qeverise por do te lere Ministrine e Puneve te Jashtme per te marre ne duar drejtimin e Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes i cili mbahej deri me tani nga deputeti Dritan Prifti. Nderkohe postin e lene bosh nga Meta do ta marre nenkryetari i Levizjes Edmond Haxhinasto. Mbledhja e cila ishte parashikuar te mbahej gjate te premtes se kaluar ishte shtyre per shkak te axhendes se ngjeshur te asaj dite te lidershipit te kesaj force politike. Te gjithe anetaret e kryesise se LSI-se duke filluar nga kryetari i saj Ilir Meta nenkryetaret Petrit Vasili Edmond Haxhinasto sekretari i Pergjithshem Luan Rama e te tjere jane mbledhur rreth ores 9 te mengjesit te djeshem per te diskutuar e me pas per te miratuar vendimin per ndryshimet ne postet qe mban ne Qeveri LSI-ja. Ne kete mbledhje ka munguar anetari i kryesise dhe ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti i cili humbi postin qe mbante prej nje viti ne perberje te ekzekutivit shqiptar. Mungesa e tij u justifikua per mediat gjate konferences per shtyp te Luan Rames. Sipas tij Prifti nuk mori pjese ne kete mbledhje kaq te rendesishme te kupoles vendimmarrese te Levizjes per shkak te nje impenjimi te rendesishem familjar.

Komunikimi zyrtar

Sekretari i Pergjithshem Luan Rama tha pas mbledhjes se kryesise se ndryshimet e perfaqesimit te partise ne Qeveri u bene per shkak te permiresimit te performances dhe nevojave partiake. Gjate komunikimit me mediat duke iu referuar vendimit per largimin e Dritan Priftit nga posti i ministrit te Ekonomise Rama tha se synohet te realizohet shume me teper nga cfare eshte bere. Nuk eshte e rendesishme cfare nuk eshte bere e rendesishme eshte qe ne pretendojme per shkak te objektivave politike dhe qeverisese nje cilesi tjeter dimension dhe vlere tjeter angazhime prioritare te qeverisjes se vendit tha zyrtari i larte i LSI-se. Ndersa ne lidhje me ndryshimin e portofolit ministror te kryetarit Meta Rama tha se kjo ka ardhur si nje domosdoshmeri e te qenit me prane zhvillimeve politike dhe partiake te kreut te partise. Rritje e rolit me te drejtperdrejte ne politiken e brendshme dhe prani me aktive te tij ne krye te LSI-se e pare e kjo e lidhur ngushte me sfiden e zgjedhjeve te ardhshme elektorale theksoi Rama.

Zgjedhjet per LSI-ne e Tiranes

Me 26 shtator votohet sipas parimit nje anetar nje vote

Kryesia e pergjithshme e LSI-se ka miratuar dje kandidaturat qe do te garojne ne garen e brendshme partiake per drejtuesit e rinj te deges se Tiranes. Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Luan Rama pas perfundimit te mbledhjes ka bere me dije se ne zgjedhjet e 26 shtatorit sipas parimit nje anetar nje vote do te votohet per kryetarin nenkryetarin dhe sekretarin e Pergjithshem te Tiranes. Ne keto zgjedhje qe do te mbahen me qendra votimi ne te 11 njesite e Tiranes per postin e kryetarit garojne prof. Edmond Panariti dhe prof. Shezai Rrokaj. Edhe dega e kryeqytetit do te ruaje te njejten strukture hierarkike si qendra. Anetaret e Levizjes do te votojne ne te njejten dite per 3 postet e nenkryetareve te deges. Sipas Luan Rames ne gare jane kater emra kandidatesh qe konkurrojne per njerin nga vendet e kryetarit dhe konkretisht Enver Roshi Viron Bezhani Sajmir Ivziku dhe Dritan Ylli. Nderkohe mesohet se ka nje kandidature per nenkryetar te propozuar nga Levizja e Gruas per Integrim ku konkurrojne Nora Malaj dhe Blerina Kazaferi. Gjithashtu per postin e nenkryetarit te trete ka dy kandidatura nga LRI-ja forumi i rinor i partise Endrit Brahimllari dhe Malvina Palushi. Per LSI-ne perballja e brendshme eshte e rendesishme pasi kjo strukture do te jete decizive ne zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sekretar

Ne zgjedhjet e brendshme te deges se Levizjes Socialiste per Integrim per Tiranen do te perfshihen edhe dy figura te tjera te rendesishme te kesaj force politike. Kryesia e pergjithshme e LSI-se ka miratuar propozimin qe per postin e sekretarit te Pergjithshem te deges se kryeqytetit do te kete dy kandidatura. Zyrtarisht jane regjistruar ne kete gare te brendshme per postin e sekretarit te Pergjithshem te Tiranes e do te konkurrojne Monika Kryemadhi dhe Besjan Pesha.

Zhvillimi i ekonomise dhe sektorit te arsimit

Berisha Shqiperia eshte nje vend me ekonomi vibrante

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se zhvillimi i sektorit te ekonomise dhe atij te arsimit jane nder prioritetet kryesore te Qeverise qe drejton prej pese vjetesh. Kreu i Qeverise theksoi gjate inaugurimit te nje fabrike cimentoje ne Kruje investim me vlere 200 milione euro se Qeveria do te bashkepunoje ngushte me investitoret e huaj duke u krijuar atyre lehtesirat e nevojshme. Duke iu referuar zhvillimeve ekonomike Berisha pohoi se eshte e pamohueshme se ekzistojne veshtiresi nga kriza boterore por eshte gjithashtu realitet se ekonomia shqiptare eshte nje vend me ekonomi vibrante me nje rritje te admirueshme. Pas kesaj ceremonie shefi i ekzekutivit ka marre pjese ne perurimin e shkolles 9-vjecare Ibrahim Rrugova ne Kamze investim me vlere 180 milione leke. Sipas Kryeministrit cdo hap drejt permiresimit dhe rritjes se arsimit eshte hapi me i sigurt drejt nje te ardhmeje me te shkelqyer. Berisha nenvizoi se kete vit arsimi ne Shqiperi po ecen drejt niveleve te reja te medha dhe cilesore. Ky eshte viti i pare ne historine e vendit ne te cilin 90 e nxenesve qe mbarojne shkollat 9-vjecare trokasin dhe hyjne ne shkollat e mesme te vendit dhe kjo perben nje nga nivelet me te mira tha ai. Kreu i Qeverise garantoi se tre vitet qe vijne do te jene vitet e ndryshimeve te tjera te medha te sistemit arsimor ne te gjitha ciklet e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›