PS sërish akuza ndaj Rulit për korrupsion
Partia Socialiste ka lëshuar sërish akuza ndaj ministrit akutal të Bujqësisë, Genc Ruli se është përfshirë në afera korruptive gjatë kohës që mbante postin e ministrit të Ekonomisë.
Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj deklaroi se Ruli është përfshirë në një aferë tjetër për koncensionet me energjinë, që përfshijnë ndërtimin e HEC-eve në pellgun ujor Bënc-Progonat në Tepelenë.
Felaj deklaroi se selia rozë ka të gjitha faktet që provojnë korrupsionin por më parë i jepte kohë zotit Ruli për t`u përgjigjur se kush e mori të drejtën për të ndërtuar HEC-et dhe pse janë hapur e mbyllur garat për ndërtimin e tyre në këtë zonë.
Në fjalën e saj deputetja socialiste tha se sic 2010-ta edhe 2011 do vazhdojë me shenjat e korrupsionit.