Ristani akuzon komisioneret se u influencuan nga politika

Per kreun e KQZ-se kriza politike rrezikon edhe zgjedhjet lokale
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani shprehet i vendosur per te cuar deri ne fund procesin e djegies se fleteve te votimit.
Ne nje interviste per VOA numri nje i institucionit qe administron zgjedhjet ne vendin tone akuzoi dy komisioneret qe braktisen mbledhjen ne shenje proteste se i kane sherbyer politikes. Sipas tij komisioneret u influencuan nga politika dhe jo nga profesionaliteti i tyre.
Mbledhja ishte teresisht ligjore por qe nuk i shpetoi dot reflektimit politik. Ne vertet jemi zgjedhur nga politika por jemi zgjedhur si profesioniste te pavarur dhe nuk kemi lidhje me te - u shpreh Ristani. Kreu i KQZ-se leshoi alarmin edhe per zgjedhjet vendore te 8 majit. Sipas tij ne rast te vazhdimit te konfliktit politik midis forcave politike do te cenohet edhe procesi i zgjedhjeve lokale.
Nese konflikti do te vijoje do te reflektoje edhe ne punen tone. Fletet dhe kunderfletet jane asgjesuar me djegie sepse keshtu thote ligji ndersa materialet e tjera shkojne ne arkivin e shtetit - shtoi ai. Kryetari Ristani e cilesoi arritjen e nje konsensusi politik midis dy forcave politike si nje domosdoshmeri per pergatitjen e infrastruktures se nevojshme per zhvillimin e zgjedhjeve.
Ne menaxhuam me konsensus zgjedhjet e kaluara sepse edhe vete politika kishte konsensus. Politika punoi mire ne menaxhimin e zgjedhjeve te kaluara dhe shpresoj te jene te ndergjegjshem dhe te na ndihmojne me konsensusin e tyre ne zgjedhjet qe presim - tha Ristani. Per kreun e KQZ-se pergatitja per zgjedhjet e ardhshme jane te vonuara.