PS serish pa kandidature per kreun e ri te shtetit
E mbledhur rreth orës 8.30 të mëngjesit këtë të shtunë kryesia e partisë Socialiste i ka dhënë ok deklaratës së Edi Ramës, që pasoi dorëheqjen e kandidatit konesnsual të mazhorancës Xhezair Zaganjori, ndërsa tre raundet e para u ezuaruan pa një zyrtarizim të tij apo një kandidati tjetër. Gjatë komunikimit me median pas mesditës Rama e përdori hapjen e tunelit të Krrabës për simbolikë të negociatave presidenciale. Por me ndryshimin që Rama kërkoi bashkëpunim në vënien e komunikimit mes dy krahëve të politikës, ndërkohë që opozita nuk votoi buxhetin për rrugën Tiranë-Elbasan, madje asnjë përfaqësues vendor apo deputet socialist i qarkut të Elbasanit nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të hapjes së tij.
“Pa dashur të përqendrohem të gënjeshtra e zakonshme e ditës, gjatë hapjes së tunelit të Elbasanit, dëshiroj të shoh anën pozitive të ngjarjes së sotme, ashtu sikur shumë pak gjë e ndante sot një krah me krahun tjetër, shumë pak gjë e ndan sot qeverinë dhe opozitën për të parë dritën në tunelin e një krize që duhet të mbarojë”, vlerësoi Rama.
Parashikimet e Ramës për ekonominë e Europës vitin e ardhshëm janë dramatike ndaj e pa më vend t’i ritheksonte dhe kushtet e tjera që duhet të shoqërojnë këtë proces dialogu mes palëve, si përmbyllja e reformës zgjedhore, asaj parlamentare, kufizimi i imunitetit dhe kërkesa ndaj Brukselit për të marrë statusin e kandidatit
“Situata është dramatikisht serioze është e domosdoshme që dhe Kryeministri që pretendon të marrë një mandate tjetër ta shohë me të jëjtin sy sepse është e pamundur që ne të mos gjejmë një konsensus”, vuri në dukje kreu socialist.
Por ndërsa është hapur një fazë e re në procedurën e zgjedhjes së presidentit Rama nuk ka emër për të servirur në tavolinën e bisedimeve. Emri duhet të dalë pas vendosjes së dialogut u shpreh ai.
“Nuk kërkojmë eksluzivitet në autorësinë e emrit që do të prodhonte një proces dialogu, duam mundësinë që të jemi bashkëuatorë e bashkëpërgjegjës për zgjedhjen e presidentit apo preidentes. Është vetëm çështje vullneti politik, për të vendosur interesin kombëtar. Ne nuk bëhemi pjesë e një procesi të njëanshëm”, deklaroi Rama.
I pamundur tashmë për të ndikuar nga pikëpamja numerike në dy votimet e fundit, ku presidenti mund të zgjidhet edhe vetëm me votat e mazhorancës, Rama tha se në këtë moment germa është më pak e rëndësishme se fryma e Kushtetutës që sipas tij dikton konsensus. Sipas kreut të opozitës Rama ndjen një vetëdijesim të palës tjetër për këtë proces.