Zaganjori u largua pas presionit të familjes
Share
Kandidati i mazhorancës për postin e presidentit u tërhoq nga gara presidenciale pas presioneve të familjes dhe të njerëzve pranë tij. Të paktën kështu raporton Panorama duke iu referuar burimeve të saj. Sipas gazetës, lajmi ka qenë krejt i papritur për Ilir Metën dhe Sali Berishën. Mësohet po ashtu se Zaganjori e kishte lënë telefonin e tij në zyrë kur është nisur për të dhënë prononcim para mediave për tërheqjen. Panorama mëson se vetëm kur është kthyer në zyrë ka parë thirrjet e humbura të Berishës dhe Metës. Sipas gazetës, Berisha e Meta do i konfirmonin zgjedhjen e tij me 71 vota.
Gazeta thekson po ashtu faktin se Zaganjori kishte fobi nga mediat dhe shumë rrallë kishte pranuar të fliste.