FMN: Evropa, shpejtësi në reformën e bankave
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagardë ka kërkuar nga liderët evropianë që të veprojnë me shpejtësi për ta ripërterirë shëndetin e bankave, në mënyrë që të luftohet kriza në eurozonë.
Duke folur një Nju Jork, Lagardë tha se zyrtarët duhet të ndërmarrin hapa për unifikimin e mekanizmit bankar të zonës dhe të krijojnë mjete më të forta për menaxhimin e krizës.
Ajo ka kërkuar që politkibërësit te paraqesin një plan veprimi të qartë për ndërtimin e sistemit të unifikuar bankar brenda javëve dhe muajve.
Këto komente u bënë pasi presidenti amerikan, Barak Obama, ka kërkuar që liderët evropianë të ndërmarrin aksion të qartë për ta luftuar thellimin e krizës financiare në eurozonë.