PS: Është ulur mirëqenia
Tiranë (start)-Partia socialiste e ka cilësuar si gënjeshtër shifrat zyrtare të Projekt Buxhetit 2009, kur deklaron se mirëqenia ekonomike e shqiptarëve është rritur 3 herë gjatë dhjetë viteve të fundit. Nënsekretari për programin në selinë rozë Ervin Bushati tha se në rast se ka ndodhur që gjatë mandatit të kësaj qeverie të ardhurat do të ishin rritur 2 herë, atëherë çdo familje shqiptare do të mund të blinte 2 herë më shumë mallra konsumi.
“Përsëri, nën këtë qeverisje, menaxhimi i keq dhe shpërdorimi i fondeve publike me projekte të dështuara, bën dhe më të vështirë jetën e çdo qytetari shqiptar sot: vështirësi ekonomike që rëndojnë me çmime më të larta dhe të ardhura më të ulëta për çdo familje shqiptare”-theksoi Bushati për mediat, teksa ka premtuar se në rast se PS-ja vjen në pushtet, do të ketë prioritet një zhvillim të balancuar të ekonomisë.