Zgjedhjet, promovohet në Elbasan koalicioni Aleanca për Qytetarin
ELBASAN- Është promovuar pasditen e sotme në Elbasan kualicioni Aleanca për Qytetarin. Në përbërjen e këtij koalicioni, i cili do kandidojë bashkarisht në zgjedhjet e 8 majit bëjnë pjesë LSI,PD,PR,BK,BKD, PLL,PDIU.
Në promovimin e Aleancës për Qytetarin merrnin pjesë krerët kryesorë të partivë pjesmarrëse në kualicion. Gjatë takimit kryetari i LSI, Ilir Meta ka prezantuar kandidatin e LSI për qytetin e Elbasanit, Durim Hushi.
Gjatë fjalës së tij Meta ka deklaruar se bashkëqeverisja është zgjidhja e duhur që i duhet vendit dhe se fati i Elbasanit do të jetë në dorë të bashkëqeverisjes me aleatët e Aleancës për Qytetarin. Ndërkohë kandidati i LSI për Elbasanin Durim Hushi ka theksuar se do jetë në shërbim të qytetarëve.
Në promovimin e koalicionit Aleanca për Qytetarët kanë folur edhe Imami,Idrizi dhe Spahia, të cilët kanë shprehur se Alenca është një kualicion vlerash dhe me kandidatë fitimtarë të cilët do fitojnë bindshëm kundrejt opozitës së bashkuar si dhe e kanë vënë theksin tek domosdoshmëria e mbështetjes nga ana e koalicionit për kandidatët.
(e.m/BalkanWeb)