E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS sulmon sërish Kolegjin Zgjedhor

“Dje, Sali Berisha vijoi rrugëtimin e turpshëm të akuzave e të shpifjeve në adresën e Kryetarit të Partisë Socialiste, ndërkohë që në rrugën e asgjëkundit hyri përfundimisht qeveria e shtatanike e çiftit të ri të politikës së vjetër. E cila doli jo vetëm nga zgjedhje pa standarde demokratike, por edhe nga dhunimi i ligjit dhe të drejtës demokratike të opozitës deri në etapën e fundit të procesit ku drejtësia nuk dha drejtësi, por vulosi padrejtësinë e pandershmërinë e zgjedhjeve të 28 qershorit”, tha zëdhënësja Armela Imeri.

Ajo shtoi se Sali Berisha inaguroi sërish rrugë pa buxhet, që sipas saj janë një përpjekje e dëshpëruar për të fshehur krizën ekonomike dhe politike ku vendi.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›