E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prish dhe ngri, e treta e vërteta, ndërtuesit pa leje tallen me bashkinë (FOTO)

ndertimi-pa-lejeTiranë- Ky që shihni në fotografi mund të jetë ndërtimi pa leje më kokëfortë. Ndërsa në gjithë Tiranën ndërhyrja e inspektoriatit të ndërtimit është thuajse inekzistente, këtu është bërë një ‘luftë’ vërtet këmbëngulëse. Kjo ndërtesë në po të njëjtin vend është prishur dhe ndërtuar plot tre herë.

Gazeta IDEA ka siguruar pamjet e prishjes së saj, ringritjes, prishjes dhe ringritjes për të tretën herë, aq sa banorët e zonës shprehen me ironi: E treta e vërteta.

Teksa pamje të tilla janë bërë të zakonshme në çdo cep të Tiranës, ky objekt pa leje është ngritur në një hapësirë publike pranë shërbimit zjarrëfikës në kryeqytet në zonën pas Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Siç duket edhe nga pamjet, pronari i saj e ka ngritur për të tretën herë, teksa dy herët e para ishin shumë shqetësuese për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve, pasi inertet pas prishjes qëndruan për ditë të tëra duke rrëshqitur edhe në rrugë.

Herën e parë inspektorët e bashkisë e prishën kur sapo kishte hedhur themelet. Herën e dytë pasi kishte ndërtuar kolonat dhe po punohej për katin e dytë. Ndërsa hera e tretë duket se ka triumfuar. Godina është duke rezistuar!

Prish dhe ngri, e treta e vërteta, ndërtuesit pa leje tallen me bashkinë

Prish dhe ngri, e treta e vërteta, ndërtuesit pa leje tallen me bashkinë ◄ Back Next ► Picture 1 of 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›