Fluks emigrantësh në Kakavijë, policia: Po ofrojmë një shërbim të kulturuar

Gjirokastër, 16 gusht NOA - Fluks emigrantësh që kthehen në atdhe nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kontrollit Kufitar në Kakavijë.
Gjatë orëve të fundit kanë hyrë për në Shqipëri 7860 shtetas dhe 1620 automjete dhe 51 autobusë, ndërsa kanë dalë për në shtetin grek, 3120 shtetas, 600 automjete dhe 30 autobusë.
Gjatë 24 orëve të ditës së djeshme datë 14.08.2009, kanë hyrë 9500 shtetas dhe 2600 automjete dhe kanë dalë 3500 shtetas dhe 900 automjete.
Policia Kufitare e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, ka marrë masa për tju krijuar lehtësirat e mundshme ligjore emigranteve dhe turistëve të huaj, me qëllim shmangien e radhëve të gjata, duke ju ofruar një shërbim sa më të kulturuar.
Megjithëse fluksi i kthimit të emigrantëve krahasuar me një vit më parë është shumë më i madh, falë masave të marra në këtë pikë kontrolli kufitar gjatë gjithë sezonit, janë shmangur radhët e gjata thuhej në deklaratën e Policisë së Gjirokastrës lëshuar ditën e sotme.
Sipas policisë së Gjirokastrës, pala shqiptare punon me 8 sportele në hyrje dhe 4 në dalje ndërsa pala greke punon me 3 sportele në dalje për në Shqipëri dhe 4 sportele për në hyrje për në Greqi .
Edhe në drejtim të goditjes së trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore që mund të zhvillohen nëpërmjet pikave të kontrollit kufitar apo nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek duke përfituar edhe nga fluksi i madh i emigrantëve, Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, kanë shtuar shërbimet duke intensifikuar kontrollet për të goditur ndonjë trafik të mundshëm të lëndëve narkotike apo të qenieve njerëzore thuhej më tej në deklaratën e Policisë së Gjirokastrës.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")