E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, tryezë për dhunën ndaj grave. E drejton “Kompetenti”

29-01-2013 / Gazeta 55

Edi Rama kishte thirrur dje gratë e partisë dhe të ftuara të tjera, që t’u përcillte përvojën e tij të pasur në dhunën ndaj grave. Historia e tij s’mund të harrohet nga publiku dhe është e memorizuar jo vetëm në foto e dëshmi, por edhe në vendime gjyqësore. “Kompetenti” i dhunës ndaj grave premtoi në tryezë se ishte e gatshëm për të ofruar përvoja të reja, që do ta çojnë më lart dhunën ndaj grave, në shekullin e 21-të

Partia Socialiste zhvilloi një aktivitet kryesisht me deputetet socialiste për fenomenin e dhunës ndaj gruas. Në fjalën e tij kreu i PS, Edi Rama deklaroi se, “ky është një fenomen që duhet përballur frontalisht”.
Sipas tij, sa herë jemi ndeshur me fytyra engjëllore grash, të akuzuara për krime nga më të rëndat dhe pastaj kemi parë se pas një fytyre apo një emri ka një histori të tërë drame, braktisjeje, shkatërrimi psikologjik dhe moral. Mirëpo Edi Rama për ca tema bën më mirë të heshtë sesa të japë mend. Sidomos kur flitet për dhunën në familje apo më saktë dhunën ndaj grave në shoqëri.
Kur kryetari i PS, Edi Rama flet për mbrojtjen e grave nga një anë të vjen të mbyllësh veshët me duar dhe në anën tjetër të hapësh gojën për të vjellë. Dhe për një moment të mbyllësh sytë dhe të kujtosh marrëdhëniet e tij të frikshme me partneret e ndryshme gjatë jetës së tij adulte.
Edi Rama gjysmën e jetës së tij e ka kaluar (22 nga 49 vjet), duke qenë jo aq në qendër, se sa protagonist i marrëdhënieve të tij, jo për t’u marrë shembull, me femrat e jetës së tij. Ne jemi ndeshur gjatë këtyre dekadave me fytyra femrash në dramë, ku braktisja dhe shkatërrimi psikologjik dhe moral kanë lidhje të drejtpërdrejtë me “kompetentin” e PS. 
Kuptohet vetiu gjithçka fillon me shpërfytyrimin martesor të Matilda Makoçit, aktore e njohur e kinematografisë shqiptare, me të cilën Edi Rama shoqërohej në  bulevardin e Tiranës dhe kurorëzuan në martesë në mesin e dytë të  viteve 80-të.  Çifti Edi Rama dhe Matilda Makoçi e shpallën martesën e tyre me 4 korrik të vitit 1986 dhe që nga ajo kohë pa ndonjë ceremoni të bujshme filluan të jetojnë bashkë. Kjo martesë shumë e komentuar për kohën nuk zgjati më shumë se katër vite. Në vitin 1991, bashkëshortët Rama-Makoçi, divorcohen në rrethana jo fort të qarta, që u pasuan nga një gjyq me shumë histori në fillim të vitit 1991 dhe që është përfolur gjatë më pas në karrierën politike të Edi Ramës, sidomos për akuzën e mungesës së shpërblimit të ushqimit të fëmijës, Gregor Rama. Jo shumë vite më parë një e gazetë, sot afër Edi Ramës, botoi me shkronja të mëdha në faqe të parë vendimin e gjyqit dhe aludonte se kreu i PS, Edi Rama i kish mohuar atësinë e djalit e tij. Ndërkaq seanca të ndryshme gjyqësore do të zhvilloheshin, derisa në vitin 2000, kur Edi Rama gjendej në zyrën e Ministrit të Kulturës, Gjykata e Tiranës do të vendoste ta detyronte atë të paguante ndihmën financiare për të birin e tij. Pas vitit 2000 Gregor Rama pati shansin të përfitojë, pas 9 vitesh, një përkujdesje më shumë nga babai i tij “legjitim”, paçka se nëna e tij, kish sakrifikuar shumë më shumë se sa sakrificat normale. Sigurisht ngjarjet deri para divorcit dhe më pas rrjedhoja pas divorcit, do të ishin tejet të dhimbshme për Matilda Makoçi, e cila pësoi një neurozë destabiluzuese për shëndetin e saj.
Tashmë i lirë, i divorçuar në rrethana jo shumë të qarta, në fillim të vitit 1991 Rama filloi të shfaqej shpesh në publik në shoqërinë e Delina Fico, një pedagoge e re Fakultetit të Histori – Filologjisë. Edhe marrëdhënie e tyre u kurorëzua përmes martesës pak kohë më vonë. Edi Rama dhe Delina Fico jetuan bashkë për një periudhë kohe thuajse 6-vjeçare, sa në Tiranë, Paris apo/dhe Gjermani. Asnjëherë nuk është mësuar se përse martesa e tyre mori fund. Dhe kësaj radhe “divorci” qe në rrethana jo fort të qarta.
Ndërkohë zërat për një sjellje të dhunshme psiko-fizike të Ramës me femrat kishin furnizuar me material bisedat e kafeneve. Megjithatë ndryshe nga ajo me Matilda Makoçin, që u përfol gjatë në gjykata dhe në media martesa me Delina Ficon u zgjidh ligjërisht me mirëkuptimin e të dyve.
Në prill të vitit 1998 kur mbërriti në Tiranë pas vdekjes së Kristaq Ramës dhe ofertës së Fatos Nano për të qenë në krye të MTKRS-së, Edi Rama shoqërohej nga një antropologe gjermane, e quajtur Caroline Hornstein, me të cilën ishte njohur në Paris afro një vit më parë. Historia e tyre ishte publike dhe në maj të vitit 1998 Caroline Hornstein u vendos në Tiranë për të jetuar me Edi Ramën. Nuk dihet se si marrëdhënia mes tyre bashkë me dasmën e pritshme mbaruan në gushtin e vitit 1999. Dhe kjo lidhje u zgjidh në rrethana jo fort të njohura. Kishte zëra për një mospërputhje karakteresh.
Kundërshtarët politikë ia përmendnin gjithmonë paqëndrueshmërinë e tij në jetën private, çka duket ndikonte në jetën publike.
Për të plotësuar këtë boshllëk sipërfaqësor, Edi Rama shfaqet në vjeshtën e 1999 me një prezantuese të njohur televizive, 11 vjet më e vogël sesa ai. Partnerja e radhës u shfaq në videoklipin “Tirona” të Edi Ramës realizuar në vitin 2003. Dhe këtu zërat flasin për një zënkë të fortë te restorant “Piaca”. Dy ambasadorë të vendeve fqinje u lemerisën kur panë partneren e Ramës me një shami të gjakosur teksa përpiqej të mbulonte vragën. Tre vjet më pas, d.m.th. pas konsumimit të një marrëdhënie jo fort paqësore, çifti u nda. Afërmendsh, në rrethana jo fort të qarta.
Lajmi u bë publik në media në prag të fushatës elektorale të vitit 2007; dhe po ashtu siç u bë publik lajmi për lidhjen dhe martesën e radhës me Lindita Bashën.
Kësisoj Edi Rama u kurorëzua për herë të tretën, këtë radhë me Linda (ex-Xhillari) Basha (Rama). Për lidhjet me zonjën Linda Xhillari rrethanat janë të qarta, sidomos pas një partneriteti të qartë të zhvilluar në shumë vite “klandistinitet”.  
Sidoqoftë një gjë është e sigurt, Edi Rama ka pasur gjithmonë vështirësi në pasjen e marrëdhënieve të sinqerta dhe normale me gratë.
Ai është akuzuar publikisht disa herë për dhunues, nxirës së jetës së bashkëshorteve apo partnereve dhe ka patur protesta ndaj tij të shoqatës kundër Dhunës në Familje.
Këtyre akuzave të forta, Edi Rama i është përgjigjur me heshtje.
Dhe heshtja në shumë raste apo çështje publike është miratuese dhe kurrë mohuese.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›