E Diel, 1 Nëntor 2026

Referendumi për 3 ligjet, qytetarët mbështesin propozimin e kryeministrit Berisha

29-01-2013 / Gazeta 55

Qytetarët mbështesin propozimin e Kryeministri, Sali Berisha për organizimin e një referendumi, i cili do të bënte të mundur miratimin e tre ligjeve për statusin e vendit kandidat.

Një konstatimi tillë u bë nga vetë Kryeministri në rrjtin social “Facebook”, i cili publikoi në profilin e tij të dhënat lidhur me një çështje të tillë.
“Të dashur miq! Se pari dua tju shpreh mirënjohjen me te thelle për mbështetjen tuaj te fuqishme, ne rrjetin tone social, te idesë se thirrjes se referendumit per miratimin e tre ligjeve qe kërkohen nga BE qe Shqipëria te marre statusin e vendit kandidat për anëtare ne BE. Nga dita e shtune ne dreke gjer sot ne mëngjes, statusi për referendumin (sipas insights te tij) u pa nga mbi 154 mije vete, u komentua nga mbi 2200 anëtare te rrjetit tone, gjeti mbështetjen me masive dhe vetëm 143 vete patën reagim negativ ndaj tij. Mbështetja juaj e fuqishme buron nga dëshira juaj legjitime për te pare flamurin tone kombëtar te valëvitet sa me shpejt ne selinë e BE-se, siç valëvitet ne selinë e NATO-s ne Bruksel”, shkruante Berisha në mesazhin  e tij.

Njëkohësisht, në këtë shënim, kreu  i qeverisë risolli në kujtesë dhe përfitimet e vendit me marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Me marrjen e statusit te vendit kandidat, Shqipëria do marre qindra e qindra milionë euro investime nga Komisioni Europian dhe sektori privat i vendeve anëtare, do hapen dhjetëra mijëra vende te reja pune dhe te rinjtë shqiptare do fitojnë mijëra e mijëra te drejta studimi ne vendet anëtare te BE. Mbështetja e juaj e fuqishme është një detyrim madhor për mua, qe me referendumin për statusin e vendit kandidat te ecim te sigurt përpara – sb”, sqaroi Kryeministri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›