Kavajë, motorri përplaset me murin vdes një i ri
KAVAJË- Aksident me vdekje në Malin e Robit në Kavajë. Mësohet se janë aksidentuar dy të rinj të cilët udhëtonin me motocikletë, ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën. Sipas policisë shkak ka qenë shpejtësia e motocikletës e cila ka shkaktuar dhe përplasjen e saj me një pjesë muri rrethues.
Për pasojë njëri prej të rinjve ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij është plagosur rëndë. Ende nuk nuk dihet identiteti i viktimës dhe i të plagosurit i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit. Aksidenti ka shkaktuar dhe rëndim të trafikut në rrugë për disa minuta.
(m.a/News24/BalkanWeb)