PS, ultimatum qeverise per kartat
Denis Dedej
"Partia Socialiste thekson se nese nuk ka vullnet te qarte nga qeveria, per te dhene informacionin e kerkuar, si dhe nje ndryshim radikal ne terren duke shmangur cdo barriere administrative deri ne 17 maj 2009, atehere PS do te rishikoje qendrimin e saj ne lidhje me zgjedhjet". Ky eshte ultimatumi i vene dje, nga selia roze per ecurine e procesit te pajisjes se shtetasve pa pasaporte me leternjoftim, te cilat jane te vlefshme si mjet identifikimi per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Deklarata eshte bere nga nensekretari per ceshtjet ligjore, ne Partine Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili ndoqi ne terren pajisjen e shtetasve me leternjoftime. Gjate inspektimit ne njesine nr.1, ai u shpreh per mediat se, socialistet po monitorojne ne vazhdimesi kete proces, ne te gjithe vendin dhe konstaton mjaft parregullsi e probleme. "Shume zyra postare, ne nje pjese te vendit nuk po aplikojne tarifat e reja ose edhe kur i aplikojne, nxjerrin probleme per shume persona", u shpreh zyrtari socialist. Gjithashtu sipas tij, po ne te njejtat zyra, shtetasve qe nuk e kane emrin ne listen e pasaportave, u nxirren pengesa duke u kerkuar vertetime nga policia, megjithese nenshkrimi i deklarates eshte i mjaftueshem. "Nje refuzim i tille sistematik te ben te mendosh se dyshimi yne i kahershem, per lenie te qellimshme jashte listes se shtetasve pa pasaporte, nuk eshte pa baze", vuri ne dukje nensekretari per ceshtjet ligjore ne seline roze. Partia Socialiste prej kohesh ka kerkuar nga Ministria e Brendshme, qe t'i vihen ne dispozicion lista e plote te shtetasve me pasaporte. Per socialistet, mospajisja me kete informacion hedh hije dyshimi, se ne kete proces ka pasur dhe ka, perpjekje te orkestruar per te zvogeluar numrin e shtetasve pa pasaporte. Gjiknuri shpreh shqetesimin se ne shume zona te vendit, Posta Shqiptare akoma aplikon tarifen e plote duke devijuar nga kerkesat e VKM-se. Ai sqaron se kjo situate vihet re ne komunat; Mollas ne Kolonje, Permet, Kelcyre, disa komuna te rrethit Pogradecit, ne bashkine e Fushe Arrezit etj. Nje tjeter shqetesim i shprehur nga partia me e madhe ne opozite mbi procesin e pajisjes me leternjoftime, eshte se sipas tyre, drejtorite e arsimit ne rrethe akoma nuk po zbatojne VKM 366, ende megjithese ka kaluar 1 muaj nga ky vendim. "Ministria e Brendshme, ne vend qe te bashkepunoje me opoziten ne nje proces qe i intereson te gjithe shqiptareve, si dhe te adresoje realitetin problematik te leternjoftimeve, jep deklarata shabllone se procesi po ecen perfekt, duke u munduar t'i hedhe "hi syve" opinionit publik dhe vezhguesve nderkombetare", kritikoi zyrtari i larte socialist. Partia Socialiste prej kohesh shpreh shqetesimin per ecurine e pajisjes me karta duke kercenuar se nese nuk reagohet ndaj ketij shqetesimi, atehere ato do te marrin nje vendim politik mbi zhvillimin e zgjedhjeve.