E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tatim zero per pagat deri ne 250 mije leke"

Lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, gjate nje takimi te zhvilluar me tregtare te vegjel dhe te mesem ne tregun bujqesor te Kavajes, deklaroi se kane nje plan konkret per te mbrojtur shtresat shoqerore me te ardhura me te pakta, duke bere zero tatimin per te ardhurat deri ne 250 mije lek. "LSI ka politikat e saj shume te qarta per nxitjen e prodhimit bujqesor ne vend dhe ate ushqimor dhe per krijimin e nje zinxhiri agraro- industrial, i cili do te beje te mundur permbysjen e raporteve katastrofike sot qe jane ne dem te prodhimit vendas", u shpreh Meta. I shoqeruar edhe nga kandidatet per deputete te kesaj partie, kreu i LSI ndaloi duke takuar dhe bashkebiseduar nga afer me shume tregtare te cilet shprehen shqetesimin per mungesen e nje tregu te mirefillte, ku ata te kene mundesi per te shitur produktet e tyre ushqimore. Gjate kesaj vizite, kreu i LSI ndaloi tek nje tregtare, ku bleu 1 kg domate te prodhuara ne Lushnje ne shenje simbolike per mbeshtetjen e prodhimit vendas. Me pas Meta u shpreh, se pak dite me pare ishte ne Lushnje duke vizituar nje ferme moderne te prodhimit te domateve. "Ndaj ne duhet te nxisim ne vecanti fermeret tane qe te prodhojne sa me shume dhe me nje kosto sa me te ulet, ne menyre qe tregjet tona te dominohen sa me shume nga prodhimet vendase, sepse kjo eshte ne te mire te realizimit te mundit dhe djerses se fermereve shqiptare", theksoi ish-kryeministri. Meta u shpreh gjithashtu se nxitja e prodhimit, eshte e domosdoshme edhe per forcimin e ekonomise sone kombetare.

ULTIMATUMI

Partia Socialiste, vendos daten e fundit per reagimin e qeverise ndaj shqetesimeve te tyre per leternjoftimet: Po bllokohet procesi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›