E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Terheqja ime nga procesi nuk i sherben demokracise ne Shqiperi

Kandidati i djathte ne zgjedhjet per bashkine e Tiranes mbetet sfidues ne qendrimin e tij gje qe e ka nenvizuar ne reagimet e tij ne pergjigje te komenteve te shkrimtarit te njohur Ismail Kadare.

E gjithe filozofia e fushates sime eshte mbeshtetur ne degjimin dhe dialogun e drejtperdrejte me qytetaret.  Ndaj sot e kam te pamundur te mbys zerin e mbi 124 mije qytetareve te cilet i jane pergjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim per shnderrimin rrenjesor te kryeqytetit te shqiptareve qe mjerisht po perjeton nje kolaps urban mjedisor dhe mund te themi ekzistencial shprehet zoti Basha.

Duke falenderuar zotin Kadare per shqetesimin e shprehur ne letren e tij per te ardhmen evropiane te Shqiperise zoti Basha vijon se ky preokupim u takon te gjitheve dhe ve ne dukje pjesemarrjen me te madhe se asnjehere tjeter te qytetareve te Tiranes ne keto zgjedhje. Keta qytetare vazhdon me tej ne reagimin e tij zoti Basha kane shprehur vullnetin e tyre dhe institucionet perkatese po perllogarisin tani votat.

Kandidati demokrat  shprehet i vendosur per te respektuar procedurat normative qe parashikon procesi i numerimit te votes ne respekt te shtetit ligjor duke frymezuar nje qendrim paqesor qytetar dhe ne sherbim te stabilitetit e paqes sociale.

Por ai e ben te qarte se nuk ka ne plan te terhiqet nga ky proces qe ai e cileson si nje element ne sherbim te demokracise dhe te ardhmes evropiane te Shqiperise

Nuk jam une ai qe vendos nese do te behem apo jo kryetari i ardhshem i Bashkise.  Ky eshte vendimi i votuesve dhe une nuk kam asnje te drejte qe ne asnje rrethane te braktis zgjedhjen qe ata kane bere. Une besoj se gara dhe demokracia i vlejne te ardhmes europiane te Shqiperise.  Nderkohe qe dhurimi ne tavoline ose pazaret ne favorin tim apo te kundershtarit e demtojne ate.  Me mire nje gare deri ne voten e fundit sesa nje gare e munguar.

Nje terheqje si rezultat i presioneve vazhdon me tej zoti Basha nenkupton te mos behen me zgjedhje ne Shqiperi.  Vertet mund te shpresohet te kalohet me lehte nje sfide imediate por me cmimin e madh te renies se demokracise.  Sistemi yne demokratik eshte me mire te perballoje sfida te veshtira sesa te shpalle se perfundimisht nuk ben dot zgjedhje.

Kandidati demokrat e mbyll mesazhin e tij duke shprehur vullnetin per tu takuar para publikut dhe mediave kudo dhe kurdo me rivalin e tij per Bashkine e Tiranes per nje pakt moral dhe qytetar per respektimin e ligjit per te pritur me qetesi vendimin e institucioneve per ti dhene fund gjuhes se dhunes dhe per te pranuar verdiktin e qytetareve te shprehur me vote perfundon letra e zotit Lulzim Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›