PS vendosë të votojë nesër heqjen e imunitetit

Socialistët do të votojnë në kuvend ligjin për heqjen e imunitetit.
Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar që u zhvillua me dyer të mbyllura, që u drejtua nga kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, pasi kryesocialisti Rama ndodhet në Bruksel.
Heqja e imunitetit ka qënë "mollë sherri" mes mazhorancës dhe opozitës ndërsa kjo e fundit vendosi të mos e votojë në seancën plenare të 6 gushtit.
Më herët socialistët e kishin kushtëzuar heqjen e imunitetit me diskutimin e paketës së tyre të ndryshimeve kushtetuese, paketë kjo e cila u rrëzua nga Këshilli i Legjislacionit pas seancës dëgjimore me grupet e interesit me 16 vota kundër dhe me 11 pro.
Ndërkohë më herët, Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit. Kështu nesër në orën 11:30 do të mbahet seanca në Kuvend, në të cilen pritet të miratohet edhe heqja e imunitetit, cilësuar si një kusht i rëndësishë për integrimin, në kuadër të luftës kundër korrupsionit.