E Diel, 1 Nëntor 2026

PS “vetëvrasje” politike, tërheq nismat, por kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor

Me 73 vota ‘pro’, Kuvendi ngre komisionin hetimor, për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit


Kuvendi i Shqipërisë miratoi pa minuta më parë me votat e mazhorancës ngritjen e Komisionit Hetimor, për të bërë transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, me kërkesë të palës opozitare. Pas shumë orësh të tëra diskutimesh dhe divergjencash me palëve, Partia Socialiste tërhoqi nismat e saj për hetimin dhe transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Një veprim ky i befasishëm dhe jashtë çdo norme të kontekstit moral, të atyre deputetëve dhe kryetarit të tyre, që pas 6 muajsh endjesh rrugëve të Shqipërisë, propozojnë në parlament draftin e tyre dhe në momentin e finalizimit të tij sipas ligjeve në fuqi, PS tërhiqet, duke bërë një vetëvrasje politike. Pas këtij momenti, mazhoranca tregoi vullnetin e saj, për t’i shkuar deri në fund pretendimeve të opozitës, lidhur me zgjedhjet e vitit të kaluar. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e konsideroi këtë veprim si të turpshëm, ndërsa u kërkoi deputetëve opozitarë dhe kryetarit të tyre Edvin Rama, t’i kërkojnë falje të gjithë shqiptarëve për mashtrimin më të madh që u kanë bërë prej më shumë se 6 muaj me radhë. “Nëse ju tërhiqeni nga nisma, ne nuk e bëjmë një gjë të tillë. Sepse kemi bërë premtimin dhe do ta mbajmë atë. Në bazë të nenit 72 të rregullores së Kuvendit, ne do të ngrejmë komisionin hetimor për të bërë transparencën e zgjedhjeve. Le ta mësojnë të gjithë shqiptarët qëllimin tuaj”, u shpreh kryeparlamentarja Topalli. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi. Patozi theksoi se mazhoranca do t’i shkojë deri në fund premtimit të saj, për të realizuar hetimin e zgjedhjeve, siç e ka kërkuar opozita. “Kërkojuni falje shqiptarëve për gënjeshtrën tuaj, se kërkoni transparencë, por ju nuk kërkoni transparencë. Ju, ata zgjedhës nuk i keni përfaqësuar, ndaj kërkojuni falje. Ju bëtë një tërheqje spektakolare, tërhoqët propozimet tuaja, por ne nuk tërhiqemi. Ne nuk pranojmë tërheqjen nga komisioni hetimor dhe e bëjmë nismë, tonën, duke e miratuar me votat tona dhe ju e keni derën të hapur të jeni të pranishëm, për tu bërë të ditur qytetarëve transparencën e pretenduar nga ju”, u shpreh Patozi. Sipas tij, mazhoranca është e gatshme të trajtojë me efikasitet çdo nismë ligjore të PS-në. “Ky kuvend do të trajtojë çdo nismë ligjore të PS-së. Nëse keni ardhur në këtë sallë, s’e keni bërë për ne, por për zgjedhësit tuaj dhe për të shpëtuar mandatet tuaja personale. Mirë keni bërë...Por, nuk mund t’i kërkoni mazhorancës shpërblime, për vendimin tuaj. Ju nuk mund të kërkoni kushtëzimin e qëndrimit në parlament, për të plotësuar çdo kërkesë apo çdo tekë tuajën, porsa kohë ato nuk kanë asnjë bazë ligjore dhe Kushtetuese. Edhe tani, që kemi mbërritur në fazën finale të shqyrtimit të draftit, qytetarët duhet të dinë se nuk ka asnjë rast tjetër në botë që të kërkohet të miratohet një ligj që i kapërcen caqet kushtetuese. Ne kemi një qëndrim që ndryshon nga i juaji. Ju latë pas asnjë shkak, për 6 muaj me radhë, bosh karriget e kuvendit. Ndaj, kjo mazhorancë është e gatshme të bëjë hetimin e zgjedhjeve dhe është e gatshme të ngrejë komisionin hetimor”, deklaroi më tej, Astrit Patozi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›