Ka perënduar tashmë koha e ultimatumeve
Evin Ramës i ka mbetur ora shumë mbrapa. Pinjoll i xhahilëve byroistë, që i dhanë vetes atributet e Perëndisë, mendon se Shqipëría do ta ndjekë pas në marrëzitë e egoizmit të tij të sëmurë. Si i paaftë, nuk pranon zotësínë e të tjerëve. Si dështak, nuk njeh sukseset e kundërshtarit. Si delirant, i duken të gjithë debilë. Si anarkist, synon të shembë themelet e shtetit të së drejtës me anë të patetizmit arrogant të një idealizmi absurd. Ky komunist fanatik, që shitet si liberal, nuk pranon asnjë rregull të demokracisë, ndaj kapet pas një sllogani për të vazhduar aventurën e realizimit të ambiciaes së tij prej mëkatari. Ai po i shembëllen sot vetëm strucit, duke mos parë se shqiptarët ia kanë zbuluar synimet e tij meskine prej një liliputi, të cilit fati i dha shansin të merrte për ca kohë pozat e një gjigandi. Ky donkishot shpirtzí e harbut, shtiret sikur ka zbuluar majánë e gatimit të shtetit ligjor, duke shkatërruar themelet e pavarësisë së institucioneve, pa të cilat dihet që demokracia katansdiset në një diktaturë anarkike, ku s’e merr vesh i pari të dytin. Por Edvin Rama këtë kërkon ! Si hartues i Kodit zgjedhor, në vend që t’u japë llogari shqiptarëve, u kërkon këtyre të ngrihen dhe, nëpërmjet diskreditimit të padrejtë të kundështarit politik, me anë të një “transparence” antikushtetuese e finoke, të marrë pushtetin në tavolinë, duke u shtirur kështu edhe si altruisti më i madh i kohërave. Dhe, duket sikur është një “ufo”, që ka zbritur nga kozmosi për t’u mësuar zgjedhësve shqiptarë, komisionerëve të vet dhe atyre demokratë si dhe të gjithë të dërguarve ndërkombëtarë abecenë e demokracisë. Edhe Enver Hoxha kështu u “afirmua” si diktator. Deklaroi se nuk kishte punë me ata që s’i kishin lyer duart me gjak dhe pushkatoi, torturoi, kalbi në burgje dhe poshtëroi sistematikisht gjatë gati një gjysmë shekulli dhjetra mijë bashkëkombas të vet të pafajshëm. Kështu, pra, ky përbindësh mashtroi Shqipërínë në emër të një ideali, sa utopik, aq kriminal. Pkërisht kështu dhe Edvin Rama synon t’u hedhë hi syve shqiptarëve duke u kapur nga një e drejtë sublime, siç është ajo e votës së lirë. (!)
Edvin Ramës iu dhanë nga mazhoranca të gjitha mundësitë të largohej nga kjo rrugë e keqe, ku synon t’i fusë shqiptarët. Mirpo ambicia për pushtet, babëzia e pasurimit të paligjshëm dhe frika nga ligji, sidomos nga integrimi në Europë, bashkë me mbrojtjen e klaneve, që ai vetë i ka veselitur duke i blerë me leje ndëtimi nuk e lënë të lëvizë bishtin. Por dhe ajo ligësia e fshehtë, me të cilën synon t’i trembë shqiptarët, duke u kujtuar ndonjë mëkat të vogël, me të cilin komunizmi tentoi t’u blinte shokëve të kallëpit të tij shpirtrat, i jep shpresë dhe e ka mbërthyer për fyti. Ndoshta, prandaj ky sharlatan kërkon ta luajë deri në fund vallen e turpit, në emër gjoja të mbrojtjes së një kauze, që s’është veçse ëndrra e çdo shqiptari me shpirt demokrati. Për të tillë pehlivanë tragji-komikë populli thotë, :”Kur i vjen ngordhja qenit, ndot tek dera e xhamísë!”.
Taní që po e sheh se “kauza” e tij ka dalë një bllof dhe fundi i tij nuk është i largët, Edvini Rama ka nisur të forcojë presionin. Ulërimat e tij për pushtet me dhunë i ngjajnë vetëm hungëritjes së ujkut, që s’i ka mbetur rrugë tjetër shpëtimi. Dhe duket qartë se kjo është shenja e një paniku, sepse po tenton të hiqet dhe si i qetë, sikur gjoja po bëhet therror i një çështjeje, e cila në fakt mund të zgjidhej fare thjesht në Kuvend, me dialog, konsensus dhe bisedime, si për çdo gjë që ka të bëjë me forcimin e demokracisë nëpërmjet konsolidimit të një pavarësie pushtetesh, që është baza e bazave të çdo pluralizmi politik.
Po Edvin Rama e sheh se nuk ka të ardhme veçse duke mbrojtur interesat e atyre, për të cilët dje shprehte urrejtje patologjike, por që koha ia provoi se pa ta ishte thjesht një “fundërinë”, ( veç në pendohej, apo pendohet thellë dhe mallkon komunizmin, si dhe të parët e vet të inkriminuar! ). Se koha e ultimatumeve ka perënduar tashmë!...
...