E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi me 8 Maj votoi per Edi Ramen

Surprizat e procesit zgjedhor të 8 Majit, veçanërisht ajo e garës së ngushtë për Tiranën, nuk kanë të sosur.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ditën e 8 Majit, e ka hedhur votën e tij pro kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama.

Ky përfundim ka dalë pas zbulimit të fletës së votimit të kreut të shtetit, e hedhur në kutinë nr.1968.

Në fakt, vota e tij është hedhur aksidentalisht në kuti tjetër dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po numëron konkretisht të gjitha ato fletë të rregullta votimi, të kontestuara për shkak të gjetjes së tyre jo në kutinë e caktuar.

Pamjet e gabimit të kreut të shtetit gjatë procesit të votimit më 8 Maj, nga qendra e votimit në shkollën 9-vjeçare “Servet Maçi” në njësinë bashkiake nr. 9. të Tiranës, u transmetuan nga televizioni “ABC News”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›