Basha Te numerohet cdo vote te degjohen zerat e te gjithe qytetareve
“Askush nuk duhet të deklarohet fitues derisa zërat e të gjithë qytetarëve të jenë dëgjuar, dhe procesi normal ligjor të ketë përfunduar”.
Ky ishte mesazhi i radhës që u lëshua nga kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.
Së pari, dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjithë qytetarët e Tiranes që zgjodhën të marrin pjesë në këtë proces demokratik dhe të thonë fjalën e tyre.
Gjithashtu, dëshiroj të falënderoj numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në mirë-funksionimin e demokracisë në vendin tonë, si dhe komunitetin ndërkombëtar, Trojkën e Ambasadorëve dhe misionin e ODHIR-it për angazhimin e tyre gjatë gjithë këtij procesi”, tha ai.
Duke shtuar se në mënyrë të veçantë, dëshiroj të falënderojë për deklaratat e tyre, Catherine Ashton, përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Ndihmës- Sekretarin Amerikan të Shtetit, Phillip Gordon, por edhe policinë për profesionalizmin dhe maturinë që vazhdon të tregojë ndërsa ky proces përparon.
“Padyshim, ndihem optimist nga rezultatet ndërsa KQZ-ja duke vepruar si KZAZ për Tiranën vazhdon shqyrtimin e votave të panumëruara të vendosura në kutitë për funksione të tjera.
Që në fillim te procesit të numërimit unë kam thënë se çdo votë duhet të numërohet dhe zërat e të gjithë qytetarëve duhet të dëgjohen, dhe vazhdoj të mbetem i vendosur për këtë”, vijon më tej mesazhi i Bashës.
Duke shtuar se procesi vazhdon dhe duhet të vazhdojë në një mënyrë të qetë dhe konstruktive në kuadër të institucioneve ekzistuese dhe kornizës ekzistuese ligjore. “Kjo garë është shumë e ngushte, dhe veçanërisht sepse është kaq e ngushtë, duhet t’i përmbahemi ligjit, dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet duhet të përdorim institucionet zgjedhore.
Bllokimi i rrugëve, konfliktet me policinë, apo protestat e dhunshme para KQZ-së nuk ndihmojnë në ecjen para të këtij procesi.
Ky proces është më transparent se kurrë, dhe unë kam besim të plote se do të vazhdoje të jetë kështu deri në përmbyllje të tij.
Votat e hedhura në kutitë për funksionet e tjera janë administruar nga komisionerët e të dyja palëve, dhe janë hapur, vlerësuar dhe numëruar drejtpërdrejt në televizion para syve të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe të mbarë botës”, përfundoi kandidati demokrat, Lulzim Basha.