E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS vote kunder KQZ nuk miraton mandatet e Keshillit Bashkiak te Tiranes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbrëmjes, ndërsa diskutoi për çështjen e ndarjes së mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, nuk arriti dot që t’i miratonte ato me shumicën e cilësuar prej 5 votash, siç e parashikon edhe Kodi Zgjedhor.

Kjo pasi, dy anëtarët socialistë votuan kundër në parim ndaj aktit për miratimin e mandateve të këshilltarëve të rinj bashkiakë të kryeqytetit.

Mbledhja pasoi me debat mes Ristanit dhe Subashit, ku kjo e fundit tha se nuk u beson rezultateve që paraqesin tabelat përmbledhëse e për këtë arsye sipas saj, nuk mund të votojë pro për mandatet e anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

Ndërsa ryetari Ristani menjëherë i është kundërvënë zv/kryetares socialiste, duke i thënë se ajo po bllokon politikisht një proces që është mëse i qartë, ligjor dhe në të mirë të qytetarëve.

Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i demokratëve, Njazi Kosovrasti, u shpreh se tashmë Tirana e ka kryetarin e saj të Bashkisë dhe meriton që të ketë, edhe Këshillin e saj Bashkiak.

Kurse përfaqësuesi i socialistëve u shpreh se tabelat e rezultatit, të cilave KQZ po u referohet për mandatet e këshilltarëve, nuk shprehnin vullnetin e zgjedhësve.

Më tej, anëtari Klement Zguri, tha se nuk është koha për të diskutuar më në parim, derisa ekziston një vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ato sipas tij, vetëm miratohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›