E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani per ABC News Kundershtimi i opozites i paargumentuar

Kundërshtimi që anëtarët e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i bënë aktit të miratimit të mandateve të këshilltarëve të bashkisë së Tiranës, duhej të ishte i argumentuar në bazë të ligjit.

Ky ka qenë reagimi i kreut të institucionit qendror zgjedhor, Arben Ristani, i ftuar në studion e “ABC News”, menjëherë pas mbylljes së mbledhjes së KQZ-së, ku nuk u miratua dot akti i lartpërmendur.

“Anëtarët e opozitës vazhdojnë të veprojnë me palogjikshmëri ligjore

Ndërsa akti është në fuqi të plotë ligjore”, tha ai.

Duke shtuar se “shpërndarja e mandateve, është bërë me kalkulim matematikor”.

Dhe se tabela e rezultateve është akt ligjor i plotë.

“Eshtë tentuar të përdoret një praktikë që ka tentuar ta lodhë procesin.

Duhet të jemi krenarë që institucionet demokratike funksionojnë.

Megjithëse kemi punuar nën presion, është bërë një punë shumë e madhe.

Ne respektojmë ligjin dhe institucionet e puna jonë, ka qenë plotësisht transparente”, përfundoi kreu i KQZ-së.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›