E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha opozites Nuk mund te fitosh vota nga plehu

Aleanca juaj e fundit te cilen qytetaret rendome po e cilesojne si aleanca e plehut eshte aleance e deshperuar e pashprese

Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar opoziten diten e djeshme gjate ceremonise se inaugurimit te impiantit te ri te biokarbureve ne Porto Romano duke i cilesuar si aleance kunder plehrave qe nuk kane te ardhme. Kreu i qeverise theksoi se opozita tashme i ka shpallur lufte edhe mjedisit te paster dhe po kerkon votat nga plehrat. Me duhet tu them antiglobalisteve se nuk keni te ardhme. Aleanca juaj e fundit te cilen qytetaret rendome po e cilesojne si aleanca e plehut eshte aleance e deshperuar e pashprese. Ju nuk promovoni aspak pavaresisht nga pozicionet ne te cilat ndodheni mjedisin e shendetshem. Sbeni gje tjeter vetem kerkoni te rremoni vota ne plehra dhe ato nuk do ti gjeni ndonjehere sepse ne do te bejme gjithcka qe ky vend te jete cdo dite e me i paster qe ajri toka uji i ketij vendi te jene gjithnje e me te shendetshem - u shpreh Kryeministri Berisha. Ndersa ka riperseritur edhe njehere se nuk do te kete takse progresive sic kerkohet nga ana e opozites sipas tij kjo do ta kthente Shqiperine vite mbrapa ne nje kohe qe askush nuk deshiron me te kthehet. Ai garantoi se qeveria do te vazhdoje te krijoje lehtesi per biznesin ne menyre qe ne Shqiperi te vazhdoje rritja e investimeve te huaja dhe vendase pavaresisht programit te opozites per ngarkimin e tyre me taksa. Dhe ata te cilet besojne se mund te zhvillojne vendin duke u versulur me taksa ndaj te pasurve sic thone u rikujtojne shqiptareve nje kohe te cilen kurre nuk do ta pranojne me - me tej kreu i qeverise.

Berisha Shqiperia nje nder te paktat vende qe do behet superfuqi energjetike

Kryeministri Berisha e cilesoi impiantin e prodhimit te biokarbureve ne Porto Romano si nje hap tejet te rendesishem te shnderrimit te Shqiperise ne nje perdorues karburanti me origjine bimore. Vlera e ketij impianti shkon ne 5 milione euro ka nje kapacitet prodhues prej 100 mije tonesh ne vit si dhe do te punesohen 120 punetore. Se shpejti Shqiperia do te jete nje eksportues biodieseli ne Itali dhe ne Evrope. Ky investim ne serine e investimeve te tjera te huaja deshmon suksesin e perpjekjes sone per te shnderruar Shqiperine ne vendin me miqesor dhe me terheqes per investimet e huaja - tha kreu i qeverise. Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se ky investim eshte pjese e serise se investimeve te huaja ne vendin tone cka deshmon suksesin e qeverise per te shnderruar Shqiperine ne vendin me miqesor me terheqes per investimet e huaja.Gjashte vjet me pare kur ne shpallem platformen tone Shqiperia vendi me terheqes per investimet e huaja Shqiperia ishte vendi qe per vite me radhe kishte pasur si mesatare investimesh te huaja gjithsej 38 milione dollare ne vit. Shqiperia ne tri vitet e fundit te marra se bashku ka pasur investime te huaja cdo vit rreth 1 miliarde dollare. Ne kete kontekst une dua te garantoj investitoret vendas dhe te huaj se me keto arritje ne nuk mbetemi te kenaqur. Ne do te bejme gjithcka qe Shqiperine ta bejme gjithnje e me terheqese per ta. Do te bejme gjithcka per investitoret vendas dhe te huaj qe projektet e tyre te shnderrohen ne histori te medha te verteta suksesi - vijoi me tej Kryeministri Berisha.

Kryeministri Mjedisi i paster objektiv i qeverise

Nder te tjera kreu u qeverise theksoi se nje nder objektivat primare te qeverise se tij do te jete shnderrimi i nje Shqiperie te paster. Aktualisht Shqiperia renditet ne vendin e 23-te ne bote per sa i perket mjedisit. Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi serish se do te shfrytezohet cdo burim ujor per prodhimin e energjise synimi i se ciles eshte shnderrimi i vendit ne nje superfuqi energjetike. Shqiperia eshte nga ato te paktat vende qe ka fatin e madh qe ne nje te ardhme jo te larget te mund te shnderrohet ne nje superfuqi energjetike rajonale te energjise se rinovueshme. Energji e rinovueshme do te thote energji e shendetshme per njeriun do te thote forma me e shkelqyer e energjise per zhvillimin jeshil te qendrueshem te vendin - tha nder te tjera kreu i ekzekutivit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›