Bora e parë në Peshkopi
Me uljen e temperaturave, dëbora e parë ka rënë dhe në Peshkopi. Në qytet trashësia e saj ka arritur 2 centimetra, ndërsa në zonat malore ajo shkon deri në 5 centimetra. Sipas të dhënave për momentin, asnjë zonë nuk është e bllokuar nga rreshjet e dëborës. Bashkia njofton se janë marrë të gjitha masat për të mos lejuar bllokimin e rrugëve, ndërkohë policia rrugore është vendosur në akset kryesore për të parandaluar aksidente të mundëshme.