PS,Bello: Vendi në krizë dhe thellim varfërie
Partia Socialiste është shprehur sot e shqetësuar lidhur me rritjen e përmasave të krizës ekonomike në vend. Për PS, qeveria nuk ka asnjë shans për të hartuar paketë antikrizë dhe rruga e vetme është të ikë.
TIRANE- Edhe Partia Socialiste është shprehur sot e shqetësuar lidhur me rritjen e përmasave të krizës ekonomike në vend. Sipas deputetit, Marko Bello kriza është shumë më e thellë nga sa deklarohet dhe kjo është një krizë shumëplanëshe. Për PS qeveria nuk ka asnjë shans për të hartuar paketë antikrizë dhe rruga e vetme për të është të ikë. “Ndryshe nga deklaratat e qeverisë apo përpjekjet e ndonjë ministri se gjoja Shqipëria është i vetmi vend që nuk është prekur nga kriza ekonomiko-financiare botërore, duket qartë se në këtë fillim viti ne po ballafaqohemi me një krizë të thellë në disa plane: rënie e ndjeshme e prodhimit të përgjithshëm bruto (GDP), zhvlerësim i shpejtë i monedhës vendase, rritje e çmimeve, rritje e papunësisë, rënie drastike e dërgesave të emigrantëve, thellim i varfërisë dhe polarizim i frikshëm i shoqërisë”- ka deklaruar Bello gjatë një deklarate për mediat.
Ndë rtë tjera PS ka konsideruar si problematike zhvlerësimin e lekut, duke thënë se forcimi i Euros dhe Dollarit ka vënë në vështirësi qytetarët që e kanë zgjidhur problemin e strehimit përmes marrjes së kredive , të cilët janë të detyruar të paguajnë më shtrenjtë këstin mujor.
“Qeveria duhet të marrë masa urgjente, për kompensimin e rritjes së këstit mujor të kredisë për shkak të zhvlerësimit të qëllimshëm të lekut”- theksoi Bello.
(e.n/Balkanweb)