Fier, zjarr në shkollë, shkak shkëndija elektrike
Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier u përfshi nga flakët paraditen e sotme si pasojë e një shkëndije elektrike që ndodhi në kutinë shpërndarëse të energjisë në këtë godinë. Ngjarja shkaktoi panik tek nxënësit dhe kolektivi pedagogjik.
FIER- Një shkëndijë elektrike që ndodhi në kutinë kryesore shpërndarëse të energjisë në godinën e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier, ka shkaktuar panik tek nxënësit dhe kolektivi pedagogjik i kësaj shkolle.
Mësimi është ndërprerë për më shumë se 10 minuta, ndërsa nxënësit janë nxjerrë jashtë në oborrin e shkollë për të evituar ndonjë tragjedi të mundshme. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10 të mëngjesit të ditës së sotme, fëmijët janë shprehur se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe më pas kati dytë i shkollës është mbuluar nga tymi.
Bë vendngjarje mburriten dhe të gjithë forcat e policisë si dhe krerët e drejtorisë rajonale arsimore. Drejtori i kësaj shkolle Tahir Kastrati pohoj se tashmë gjendja është e normalizuar dhe se mësimi do të vijojë normalisht. (a.r/news24/balkanweb)