E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka vizitë në SHBA: Poli i Lirisë, e djathta e re

Në një vizitë në SHBA kreu PDK, Ndoka, ngre si shqetësim dominimin politik nga dy partitë e mëdha. Gjatë një takimi me senatorin Engel, Ndoka tha se zgjedhjet e ardhshme do të promovojnë ”Polin e Lirisë” si grupim i tretë në politikën shqiptare. 

SHBA- Kryetari i demokristianëve Nard Ndoka, zhvilloi ditët e fundit një vizitë disa ditore në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku ka pasur takime të rëndësishme me përfaqësues të Kominitetit Shqiptarë në Nju Jork. Në fjalën e tij Ndoka ka informuar të pranishmit për aktivitetin e tij politik të Partisë Demokristiane si një nga forcat më progresive dhe me rritje më të shpejtë në spektrin politk shqiptarë.
Ai theksoi pavarësisht përpjekjeve për të kufizuar pluralizmin politik dhe konkurencën e alternativave politike nga dy partitë e vjetra PD dhe PS, PDk do të dëshmohet në këto zgjedhje si një faktor i rëndësishëm dhe përcaktues politik i qendrës së djathtë.

“PDK-ja është boshti i një grupimi të ri politik i qendrës së djathtë. Ne e kemi gjykuar si një përgjegjësi kombëtare për ta rikthyer politikën shqiptare në një pluralizëm të dukshëm, jo me një tendencë përjashtuese”- tha kreu i PDK-së, Ndoka.

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ndoka ka patur një takim të veçantë edhe me kongresmenin demokrat Eliot Engel, i njohur si një mik dhe përkrahës i madh i shqiptarëve. Engel është njohur me shqetësimet e PDK-së lidhur me Reformën Zgjedhore, presionin e pushtetit mbi institucionet e pavarura dhe domosdoshmërinë e thellimit të reformave që garantojnë jo vetëm zgjedhje të lira, por edhe një ndarje të qartë të pushteteve dhe funksionimin normal të institucioneve kushtetuese. Demokristianët kanë vendosur gjithashtu të kandidojnë me një përfaqësues të diasporës në Malësinë e Madhe, me zotin Mark Lumaj. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›