PS:Berisha ia ka falur pasurinë publike Vokshit

Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me atë të cilën ajo e cilëson korrupsion e radhës së familjes në pushtet. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Artan Gaçi duke iu referuar pasurisë së deputetes së PD-së Albana Vokshi theksoi se kompania që drejtohet nga bashkëshorti i saj ka marrë koncesione nga qeveria në kohën që kjo e fundit ishte këshilltare e kryeministrit për ekonominë. Sipas Gaçit kryeministri Berisha i ka faluar deputetes Vokshi pasurinë publike të shqiptarëve.
"çdo ditë e më tepër shqiptarët po e kuptojnë se pasuria e tyre publike po vidhet nga Berisha, nga ky pushtet që nuk mbështetet tek vota por tek vjedhja e votës" theksoi Gaçi duke shtuar se nën këshillimin e Vokshit për me vendimin e kryeministrit Berisha kompania e bashkëshortit të deputetes fiton 4 miliard dollarë nga rezervat e naftës që është pasuria publike e shqiptarëve.