Deklarimi i pasurisë, ILDKP gjobit 18 zyrtarë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka gjobitur 18 zyrtarë të niveleve të ndryshme, për mosrespektim të kërkesave ligjore për deklarimin e interesave private.
Në një deklaratë për shtyp ILDKP-ja thekson se 17 zyrtarë janë gjobitur se nuk kanë respektuar afatin ligjor për deklarimin e interesave private për vitin 2010 ndëra një tjetër zyrtar është gjobitur pasi pas kontrollit të deklaratës së interesave private ka rezultuar se ka shkelur rregullat e deklarimit të pasurisë.
Gjithashtu, Inspektorati i Lartë thekson se po përgatit gjobitjen e disa zyrtarëve të tjerë, të cilët nuk i janë përgjigjur në kohë kërkesave për korrigjimin e gabimeve materiale të vërejtura gjatë kontrollit paraprak të deklaratave të interesave private.
Sipas ILDKPs-ë këto masa synojnë ndërgjegjësimin maksimal të zyrtarëve për respektimin e kërkesave ligjore për deklarimin e pasurisë dhe për parandalimin e konfliktit të interesave.