PSD: Bojkoti i parlamentit nga PS, zgjedhja më e drejtë
Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi ka deklaruar sot se për mediat, pas takimit kokë më kokë në selinë rozë me Kryetarin në detyrë të Partisë Socialiste Edi Rama se ne zgjedhje eshte shkelur demokracia. "Koha per bashkimin e se majtes"
TIRANË- PSD shprehet sërisht në favor të qëndrimit të PS për bojkot ndaj Kuvendit. Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi ka deklaruar sot se për mediat, pas takimit kokë më kokë në selinë rozë me Kryetarin në detyrë të Partisë Socialiste Edi Rama se “vendimi i Partisë Socialiste për të bojkotuar Kuvendin është zgjidhja më e drejtë , pasi janë shkelur në mënyrë flagrante standardet demokratike në këto zgjedhje dhe për rrjedhim parlamenti është ilegjitim”
Gjinushi tha se “ PS nuk mund t’i pranonte deformimet e zgjedhjeve dhe përveç kushteve që parashtron për hetim komplet të këtij procesi ka dhe një opsion tjetër, apelimi në Gjykatën Kushtetuese”.
Sipas tij , kjo është koha më e përshtashme për një bashkim ndermjet të gjithë të majtës, bojkoti i parlamentit është vetën hapi i parë që mund të bëhet, pasi demokracia është cënuar rëndë, me qeveri dhe kuvend ilegjitim, më pas do të ndërrmerren hapa për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Edhe dy ditë më parë, Gjinushi pas një takimi në selinë e PS me Ramën shprehu të njëjtin qëndri, që bojkoti i parlamentit është njëri hap, hapi i dytë janë zgjedhjet e parakohshme.
(d.b/BalkanWeb)