Digjet një banesë e braktisur në Fushë Krujë

Forcat zjarrfikëse të Krujës vunë në kontroll sot paradite flakët e një zjarri që dogji një shtëpi të braktisur në fshatin Thumanë, rreth 12 km larg Fushë Krujës. Shefi i PMNZSH-së (Policia e mbrojtjes ndaj zjarrit dhe shpëtimit) të qarkut të Durrësit, Etem Bardhi tha se "ngjarja ndodhi sot rreth orës 09.30, kur një zjarr, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, ka djegur plotësisht një banesë të braktisur në fshatin Thumanë". Bardhi siguroi se "nuk ka patur asnjë të dëmtuar nga zjarri". Sipas të njëjtit burim, në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Krujës kanë shkuar menjëherë edhe automjete dhe forca zjarrfikëse nga Laçi, të cilat kanë bllokuar përpahpjen e flakëve që rrezikonin banesat e tjera përreth. Mësohet se ekspertët e policisë po punojnë për të hetuar rreth shkaqeve të këtij zjarri.
...