PSD: Qeveria dështoi
Tiranë -Partia Demokracia Sociale ka shprehur shqetësimin e saj për presionin politik nga ana e qeverisë, ndaj institucioneve te pavarura, korrupsionin e zgjeruar dhe burimet e kufizuara, që e pengojnë sistemin gjyqësor të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe efikase. Duke u bazuar në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, sekretari politik Artur Duçkallari theksoi se sistemi gjyqësor vuan presionet e kryeministrit për shkak të gjykimit të çështjeve të rëndësishme të lidhura me ministrat e qeverise se tij.
“Krimi i organizuar, bandat kriminale, vrasjet për gjakmarrje dhe hakmarrje, janë të tjera pika të raportit, ku vërtetohet qartë se qeveria “Berisha” ka dështuar për të luftuar krimin dhe sjellë me tepër siguri në vend. Pas raportit, Shqipëria ishte burim i trafikut të grave dhe fëmijëve për qëllim të tregtisë së seksit dhe punës së detyruar, ndërsa çdo ditë dëgjojmë ministra e qeveritarë, të cilët na mburren se trafiqet e paligjshme janë ndaluar. Duket qarte qe ministrat e Berishës vetëm gënjejnë”-theksoi Duçkallari.
Sipas tij, vlerësimet e raportit për marrëdhëniet konfliktuale të qeverisë me institucionet e pavarura dhe mediat dëshmojnë se Berisha është futur sërish në një rrugë të pa krye.
“Kritikat e raportit të SHBA për ligjin e dosjeve dhe mundësitë e qeverisë për të abuzuar me të, dëshmojnë se për dy muaj Kryeministri i Gërdecit gënjeu veten dhe të përndjekurit politikë, pasi ai nuk kishte aspak qëllim të zgjidhte një çështje madhore siç është ajo e krimeve të komunizmit”-tha më tej Duçkallari.