“BE”, PS akuza qeverisë
Tiranë - Arta Dade nga Partia Socialiste, duke reaguar për tentativën e Shqipërisë si vend kandidat për në BE, theksoi se pas katër vjetësh të qeverisjes së Sali Berishës, vendi ynë nuk ka përmbushur standardet për të bërë aplikimin si vend kandidat. “Shqetësimet e BE-së janë ato që opozita i ka patur në fokus të punës së saj siç është lufta e munguar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, respekti për institucionet e pavarura, liria e medias, shkelja e te drejtave të njeriut në mënyrë të veçantë ligji për pastërtinë e figurës, dhe mbi të gjitha ngadalësimi i procesit për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore”-theksoi deputetja socialiste.
Sipas deputet Dade, megjithëse opozita ka miratuar për të aplikuar si vend me status kandidat, i takon mazhorancës të studiojë e konsiderojë këshillat që vijnë nga miqtë e partnerët tanë, duke theksuar se ky aplikim nuk mund të përdoret për kapital politik përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
“Shqipëria ndryshe nga të gjitha vendet e tjera të rajonit rezulton me defekte serioze në shtyllat kryesore të demokracisë. Me gjithë vullnetin e shprehur të opozitës për t’i dhënë mbështetje dhe konsensus kësaj maxhorance për reformat madhore integruese, ajo nuk ishte në gjendje ta përdorte këtë mjedis të artë politik dhe kushtet, në të cilat erdhi në pushtet me një opozitë me vizion krejt ndryshe, pra atë të moderacionit dhe konstruktivitetit”-tha ajo më tej.