E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: MASH tallje studentëve

Tiranë -Partia Socialiste ka denoncuar sot mos reagimin e shpejtë të Ministrisë së Arsimit për çështjen e diplomave të studentëve me sistemin 3 plus 2. Në një komunikim me mediat, kryetarja e Komisionit të Arsimit në PS, Ledi Shamku theksoi se veprimet të tilla të MASH-it i kanë shkaktuar vendit vonesa historike të pafalshme. “Tërheqja me turp e Ministrisë së Arsimit mbas disa deklaratave “të forta”, nuk tregoi gjë tjetër veçse boshllëkun mbi të cilin u ndërtuan gjithë këto vite të ashtuquajturat strategji dhe reforma, për të cilat sot është njëmend pak të thuhet se kanë dështuar. Këto reforma nuk u strukturuan dot kurrë!”-theksoi Shamku.

Ajo theksoi se “MASH tërhiqet dhe shpall se diplomat do të jenë ashtu siç kërkuan studentët, ashtu siç pat sugjeruar në mënyrë të përsëritur Partia Socialiste, pra ashtu siç i ka standardizuar vetë Karta e Bolonjës”. Sipas Shamkut, studentët triumfuan kësisoj mbi burokracinë kokëfortë dhe injorancën qeveritare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›