Olldashi: Opozita po nxin punën e qeverisë

Ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi, tha sot në Kuvend, se opozita po nxin punën e qeverisë për rrugën që lidh Shqipërinë me Kosovën. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Braçe, gjatë debatit të lirë sot në Kuvend foli për abuzime nga kjo MPPTT-së për tenderin e kompanisë së katër celulare. Por ministri Olldashi u shpreh se procedurat për tenderin për kompaninë celulare janë komform ligjit.