E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD: Sondazhet e zgjedhjeve, ajo që ndjejnë shqiptarët

Rezultatet e nxjerra nga sondazhet e para të kompanisë amerikane “Zogby” sipas Partisë Social Demokrate janë të paralajmeruara prej kohësh dhe është ajo që ndjen shumica e shqiptarëve. Diana Culi deklaroi se grupi i majtë do të jetë forca e parë në 28 qershor. 

TIRANE- Rezultatet e nxjerra nga sondazhet e para të kompanisë amerikane “Zogby” sipas Partisë Social Demokrate janë të paralajmeruara prej kohësh dhe është ajo që ndjen shumica e shqiptarëve.
Sipas PSD mazhoranca është drejt shkërmoqjes dhe humbjes totale ndërsa e majta pritet të marrë mbi 70 vende në parlamentin e ardhshëm.
Përmes një konference për shtyp, Diana Culi ka deklaruar se grupi i majtë do të jetë forca e parë fituese e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Sipas Culit, Lëvizja Socialiste për Integrim është në rënie për shkak të pazareve politike më të djathtën. Për më tëpër ajo e ka konsideruar LSI si një forcë të pavlefshme dhe të padëmshme.
“PS dhe PSD janë aleate por dallohen qartazi si parti dhe secila lufton për votat e saj, ndërsa sëbashku për fitoren e së majtës”-ka thënë Culi përpara gazetarëve.
(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›